Blerim Destani lajmëron filmin e ri me De Niron, komenti i Ermal Mamaqit është epik

Blerim Destani është një ndër artistët shqiptarë që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë trojeve, madje duke bërë realitet edhe ëndrrën hollivudiane të shumë aktorëve.

Pak kohë më parë ai mbylli xhirimet e filmit “The poison rose” në të cilin luajti përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta.

Së fundmi ai ka zbuluar se është bërë sërish pjesë e një filmi ‘Hollyëood-i’, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones.

Destani do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The comeback trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris.

Ai ka shpërndarë lajmin e bukur në profilin e tij në Instagram, mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti epik i moderatorit Ermal Mamaqi.

“Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punoj përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”,  shkruan Blerim Destani, ndërkohë që Ermali i thotë:

”Nuk e kuptoj ça ka Robert De Niro më shumë që e kanë vënë para teje”, duke shkaktuar të qeshura tek fansat.

Image

ImageImageImage

 

SHKARKO APP