Blero përleshje fizike pas finales së “BBVK”, shkak u bë e dashura e tij

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e “Big Brother VIP Kosova”, ku Lumbardhi u shpall fitues i çmimit të madh prej 144 mijë eurosh dhe një udhëtimi në Spanjë për të ndjekur live ndeshjen Mallorka FC.

Ish-banorët e këtij edicioni ishin të pranishëm në studio për të ndjekur nga afër shpalljen e fituesit, ndërsa pas mbarimit të tij të gjithë konkurentët shkuan në “After Party” për të festuar së bashku.

Një ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, i cili mesa duket nuk e ka shijuar aspak këtë festë.

Sipas disa burimeve për “Prive” artisti ka pasur një konfrontim fizik me një ndër anëtarët e sigurimit dhe shkak për këtë është bërë e dashura e tij misterioze.

SHKARKO APP