Bota në pritje, si do të quhet bebushi mbretëror?

Pallati mbretëror dha dje lajmin se Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. ”Dukesha dhe bebi janë të dy shumë mirë. Çifti falenderon publikun për mbështetjen dhe emocionet e tyre gjatë një periudhe kohore kaq të veçante sa kjo”,-shkruhej në postimin zyrtar.

Princ Harry tregoi gjithashtu ndjesitë e para prej babai duke pohuar se aktualisht është “mbi re”. Tani, e gjithë bota është në pritje të dy gjërave: portretit të bebushit dhe emrit të tij! Bota është në një mendje kur thotë se çifti mbretëror do të zgjedhë një emër tradicional për të birin. Me shumë gjasa: James, ose Edëard ose Arthur.

Gjithsesi, kjo nuk e përjashton mundësinë e një emri surprizë. Meghan mund të frymëzohet gjithashtu nga miqtë e saj dhe fëmijët e tyre. Për momentin në Amerikë emri më popullor për djem është Liam, ndërsa në Britaninë e Madhe, Oliver.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, propabilitet më të madh ka lista e mëposhtëme e emrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Albert
2. Arthur
3. Alexander
4. James
5. Phillip
6. Louis
7. Henry
8. Frederick
9. Thomas
10 Edward

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?