Bota në zi për Mbretëreshën, por një familje mbetërore feston martesën e një princeshe

Mbretëria e Britanisë së Madhe është në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, por një tjetër oborr mbretëror në Europë është në festë.

Bëhet fjalë për Mbretërinë e Belgjikës, ku princesha Maria Laura lidhi kurorë me bashkëshortin e saj britanik, në një ceremoni fetare që u mbajt në katedralen e Brukselit, dhe që nuk u ndal as nga shiu.

Princesha 33 vjeçare dhe bashkëshorti i saj bankier William Isvy kishin zhvilluar ceremoninë civile, për të vajtur më pas në Katedralen e Shën Mishelit. Mbesa e Mbretit Filip dhe Mbretëreshës Maathilde u shoqërua në altar nga babai i saj Princi Lorenz.

SHKARKO APP