Bota po flet për ta, vëllezërit shqiptarë zbulojnë surprizat në ”America’s Got Talent”

Puna e tyre e palodhur dhe ëndërra amerikane, u bekuan me pjesëmarrjen në ”America’s Got Talent”. Po flasim për akrobatët shqiptarë, vëllezërit Arnold dhe Artan Balla që lanë pa fjalën jurinë me performancën e tyre dhe po komentohen kudo.

“Unë ndihem i fituar vetëm me pjesën që e kemi prekur këtë skenë, kemi marrë shumë kontakte, më shumë telefonata, kjo për ne është arritje e madhe”. Performanca e radhës në ”America’s Got Talent”, do të jetë në muajin gusht ose shtator, ndërsa flasin me modesti për aftësitë dhe surprizat që kanë rezervuar. “Ne punojmë për ato numra, nxjerrim në pah atë që ne mendojmë se është më mirë. Do të punojmë deri në orën e fundit”,-tha për emisionin ”Ftesë në 5”.

Juria e përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u mahnitën dhe dhanë opinione shumë pozitive për dy të rinjtë. Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe pse kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi 25 vjeç ka mbaruar shkollën për dizajn, ndërsa Artani 20 vjeç studion për juridik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP