Brenda shtëpisë së saj të re, Selena Gomez tregon se çfarë ka bërë gjatë karantinës
Gjatë karantinës të gjithë shpalosën talente që as vetë nuk e dinin që i kishin. Dikush gatuante, dikush tjetër qëndiste dhe dikush tjetër si Selena Gomez ka mësuar një instrument të ri muzikor.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram” ka ndarë me ndjekësit se si e ka shfrytëzuar periudhën e karantinës.
“Gjërat që kam bërë në karantinë, jam ulur në shtëpinë time të re dhe kam marrë mësime kitareje”-ka shkruar ajo krah fotos ku shihet e veshur me rrobat e shtëpise brenda një dhome më një pamje të mrekullueshme.
Vetëm pak ditë më parë ajo festoi 28- vjetorin e saj me njerëzit e saj të dashur.