Brikena i dërgon dron Mateos pak ditë para finales së Big Brother

Brikena Selmani i ka dërguar një dron Mateo Borrit në Big Brother VIP Albania.

Ndonëse janë edhe pak ditë në finale, partnerja i ka dhënë mbështetje përgjatë kësaj kohe. Në dronin e dërguar në shtëpinë e famshme, modelja ka shkruar: “Forca zemra ime, të pres me fitore. Të dua Brikena”.

Mateo nga ana tjetër duket i lumtur dhe tha: “Kjo ishte parashuta më e bukur në botë”. Brikena ndërkohë u eliminua në gjysmëfinale së bashku me Shëndrit Lumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë të shtunën (18 prill). Në finale krahas Mateos janë edhe: Selin Bollati, Miri dhe Rogert Sterkaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?