Brikena rrëfen linjën e jetës: Jam gjithmonë në prezencën e Mateos, shumë shpejt do të…

Edhe pse gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 5, Brikena Selmani nuk mundi dot të rrëfente linjën e saj të jetës, ajo e bërë këtë teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”.

Ndaj iu kërkua të tregonte tre stacionet e saj më të rëndësishme në jetë. Për pjesëmarrjen e saj në BBV, ajo tha se vërtetë nuk doli si fituese, por si kryefjalë.

“Kam pasur shumë vështirësi në jetë, por sot nuk dua t’i cek. Kam lindur në vitin 2000, kam qenë gëzimi i parë i familjes. Në vitin 2015 kam shkuar në Kosovë për të jetuar me gjyshen time. Ndonjëherë dashuria e gjyshërve është më e fortë se e prindërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy vite të fundit që kisha cekur si të rëndësishëm janë vitet 2025 dhe 2026. Ky vit më bëri të futem në BIG Brother, ku nuk dola si fituese, por si kryefjalë.”, rrëfeu shkurtimisht Brikena.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brikena ka treguar edhe për raportin e dashurisë me Mateon, që tashmë po e shijojnë jashtë shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

“Kur vi në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, u shpreh Brikena.

“Kam pasur shumë oferta pas Big… ndoshta mund të më shihni në televizion”, tha Brikena pa zbuluar detaje të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?