
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa i ka lënë fansat gojëhapur me pamjen e saj në ”Brit Awards 2021”, duke vjedhur të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.
Në eventin e parë që mblodhi yjet britanikë që nga nisja e pandemisë, Dua u paraqit me një fustan korse të verdhë dhe me një dekolte të theksuar nga ”Vivienne Westwood Couture”.
Dua Lipa i’u ka premtuar fansave që do të jetë një natë e paharrueshme me muzikë dhe performanca live.



