Butrinti Imeri suprizon Taynën me një dhuratë mjaft të veçantë

Tayna është kthyer në një ndër reperet më ‘in’ të momentit. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj çdo gjë. Së fundmi në Instagramin e saj na tërhoqi vëmendjen një dhuratë që i është bërë reperes. Ka qenë Butrint Imeri ai i cili e ka suprizuar Taynën. Nëpërmjet një Instastory ajo ndau dhuratën me ndjekësit duke e falenderuar publikisht këngëtarin i cili kishte zgjedhur t’i dhuronte një parfum që për një shkronjë shkruante “Tayna”.

“T’u rrit nera”, ka shkruar reperja mbi foto.

Do ishte një suprizë e bukur për fansat e dy këngëtarëve nëse ata do të vendosin të sjellin një bashkëpunim së bashku dhe pa pikën e dyshimit që do të jetë një super hit.

SHKARKO APP