Butrinti: Ti dukesh si e dashura ime e re (FOTO)
Butrint Imeri vazhdon të jetë një nga fytyrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. I talentuar, por edhe mjaft i pëlqyer nga vajzat, ai numëron mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.
Këngëtari i shumë hiteve, ka befasuar me postimin e tij të fundit, duke lënë shumë pikëpyetje. Ai ka publikuar një fotografi, ndërsa shikimi i tij është drejtuar tek një person që nuk duket. Ai ka shkruar: Ti po dukesh sikur e dashura ime e re, vallahi! Të njëjtëN gjë shkruan dhe bluzja e tij.
Kujtojmë se Butrinti shpesh është komentuar për lidhjen me prezantuesen shqiptare, Kiara Tito por që asnjëri prej tyre nuk e kanë mohuar, por as pohuar këtë.
https://www.instagram.com/p/Bo6d_fMH-eU/?taken-by=butrint_official
KOHA JONË SONDAZH

