Capital T është dëgjuar në 79 shtete të botës

Reperi i njohur Capital T, këtë vit e mbyll si më të suksesshmin deri më tani në karrierën e tij. Trim Ademi gjatë këtij viti solli plot 10 projekte, të cilat u shndërruan në hite menjëherë dhe kjo dëshmohet më së miri me klikimet e shumta që ka arritur të marrë në platformat e ndryshme muzikore përfshirë, YouTube dhe Spotify.

Kur jemi tek kjo e fundit, si një nga aplikacionet muzikore më të pëlqyera tashmë është kthyer në më të përdorurin nga artistët dhe dëgjuesit e muzikës. Si çdo herë tjetër, në fund të çdo viti Spotify bën përmbledhjen se sa herë janë dëgjuar këngët e një artisti në të.

Si njëri nga këngëtarët më të frekuentuar në këtë platformë, duket se gjatë këtij viti Kapo ka pasur shumë sukses në të. Këngët e tij janë dëgjuar në 79 vende të botës, nga 1.5 milionë njerëz që kanë dëgjuar 22.8 milionë herë këngët. “Faleminderit të gjithëve, 2019-ta përfundoi por unë akoma nuk kam mbaruar”, ka shkruar Capital T krahas këtij postimi, që të lë kuptohet se do kemi edhe ndonjë këngë të re deri në fund të muajit dhjetor.

https://www.instagram.com/p/B521AxpByo5/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP