Capital T lançon këngën e re “Akull” që i dedikohet çdo zemre të thyer

Vetëm pak më parë, reperi Capital T ka publikuar këngën e tij më të re, e cila prej disa ditësh ka bërë namin në rrjet.

Kënga titullohet “Akull” dhe flet për një histori dashurie me një fund të trishtë.

Zemra bëhet akull kur në mes ka tradhëti, ndaj çdokush që ka përjetuar diçka të tillë në dashuri, do të gjejë ngrohtësi në fjalët e Kapos dhe do të ngushëllohet me faktin që nuk është personi i vetëm që i ka ndodhur kjo.

“Akull” u vodh dhe u lançua ilegalisht, megjithatë kjo është diçka e mirë për reperin, sepse kënga ka ardhur afër zemrave të njerëzve, të cilët po i bëjnë pafund “replay”.

https://www.instagram.com/p/B5KxZTBh9Va/

Kënga “Akull” do të jetë hiti që do të na shoqërojë të gjithëve në ditët e ftohta të dimrit, ndaj nëse nuk e keni dëgjuar ende, po ju lëmë ta shijoni vetë.

Capital T - Akull

SHKARKO APP