Capital T publikon këngën “One and Only” në bashkëpunim interesant

Reperi Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, duke sjellë një bashkëpunim që pritet të zgjojë interes të madh te publiku. Ai është bashkuar me Ukay, DJ dhe producent shqiptar i njohur për sukseset e tij në skenën ndërkombëtare.

Kënga mban titullin “One and Only”, me produksion të realizuar nga Ukay dhe tekst të shkruar nga vetë Capital T. Ky projekt shënon një ndërthurje të stilit të veçantë të reperit me aftësitë kreative të producentit, duke krijuar një atmosferë ritmike dhe moderne.

Ukay nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka qenë pjesë e suksesit të remix-it të këngës “Si Ai” nga Tayna, një projekt i realizuar në bashkëpunim me producentin e famshëm Marshmello, që ka marrë vëmendje edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Capital T x UKAY - One and Only

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?