Capital T vazhdon misionin e tij

Nëse ka diçka që e bën të lumtur Capital T-në, është të ndihmojë njerëzit në nevojë. Këtë, nuk e themi ne dhe as ai, por vetë veprimet e këngëtarit. Pak orë më parë, filantropi Halil Kastrati postoi në llogarinë e tij të facebook-ut, veprën e radhës së Capital-it. Një shtëpi 65 metra katrorë dhuratë.

“Na dhurohet një banesë tjetër. Trim Ademi, Capital T dhuron banesë të re tek “Jetimat e Ballkanit” me vlerë 30 mijë euro. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përveç dhurimit të një Iftari në kuzhinën tonë, Capital T na dhuroi një banesë të re dhe të kompletuar”- shkruan ndër të tjera ai.

Përkushtimi i reperit ndaj bamirësive ka nisur prej kohësh. Vetëm pak javë më parë, ai shtroi Iftar për më shumë se 300 persona në nevojë, e ndërsa në dhjetor të vitit të shkuar dhuroi 5 shtëpi të tjera për familjet e pastreha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?