Capital T zbulon detaje rreth koncertit të tij recital (VIDEO)

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka nisur përgatitjet për koncertin recital. Ky koncert i tij pritet të mbahet me datën 19 shtator në Tiranë, derisa do jetë një nga projektet më të mëdha në karrierën e reperit.

I njëjti është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ku së fundmi në Instagram ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj mbrëmjeje.

“Projekti i jetës time nuk është vetëm i imi. Ka plot njerëz të mirë e profesionistë që kanë prit gjithë karrierën me realizu një koncert si Time Capsule. Kemi menduar për gjithçka. Vetëm ulu dhe shijoje”, ka shkruar krahas videos 28-vjeçari.

https://www.instagram.com/p/B1L-M3KhGHH/

SHKARKO APP