Carla Bruni për herë të parë koncert në Shqipëri

Kantaurorja dhe modelja e njohur franceze, Carla Bruni vjen për herë të parë me një koncert për publikun shqiptar.

Ajo do performojë këngë nga albumi i saj i ri ‘Prekje franceze’ të cilat prezantohen për herë të parë.

Nëpërmjet një video këngëtarja ka përshëndetur publikun shqiptar duke i ftuar artdashësit në amfiteatrin e Butrintit më 21 qershor, datë që përkon edhe me festën e muzikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Jam Carla Bruni dhe do këndoj për ju në Ditën e Festës së Muzikës në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00,”-tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?