Celine Dion mund të kthehet shumë shpejt në skenë

Celine Dion u ka premtuar njerëzve se do të ngjitet sërish në skenë, pavarësisht betejës me sëmundjen e “sindromës së njeriut të ngurtë”.

Gjatë një interviste për “Watch What Happens Live”, prezantuesja Hoda Kotb, foli për gjendjen e artistes, por edhe mundësinë e rikthimit në skenë. Hoda madje shkoi përtej intervistës duke folur me menaxherin e Dion:

“Pra, çfarë po ndodh? Kur do të performojë përsëri?” Më pas, zbulohet se Dion do të performojë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të mbahen në Paris nga data 26 korrik deri në 11 gusht.

SHKARKO APP