Celine Dion në Paris, flitet se do të performojë në Lojërat Olimpike

Pas një pauze të madhe 4 vjeçare, pritet që Celine Dion do të rikthehet në skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit. Kjo do të jetë hera e parë që ajo performon që nga ndërprerja e turneut të saj botëror “Courage”, për shkak të pandemisë në vitin 2020, një ndërprerje e domosdoshme që e detyroi Dion të përballet me shqetësimet shëndetësore që kanë qenë pjesë e jetës së saj që nga viti 2008.

Dion u fotografua dje pasdite duke dalë nga hoteli “Royal Monceau”, ku po qëndron edhe Lady Gaga. Me flokët e kapur bisht, Dion u shfaq me një veshje të gjerë, një këmishë oversize dhe pantallona të gjera.

Detajet specifike rreth performancave të fundjavës janë mbajtur të fshehta, hapja e jashtëzakonshme premton të jetë ceremonia më e bukur në historinë e Lojërave Olimpike. Ngjarja do të shfrytëzojë monumentet ikonike si Louvre , kullën Eiffel, Grand Palais dhe 200 anije.

SHKARKO APP