Celine Dion nuk mban dot lotët

Pas 16 vitesh, me më shumë se 1,141 shfaqje, duartrokitje pafund, Celine Dion përformoi për herë të fundit në Cezar Palace në Las Vegas. Një mbrëmje e mrekullueshme, ku ishin mbledhur me qindra njerëz për të ndjekur për të fundit herë koncertin e këngëtares. Vite të tëra përkushtim, të cilat Celine ia dedikoi bashkëshortit të saj të ndjerë, me të cilin e nisi çdo gjë.

Teksa këndonte këngën “Over the rainbow” në ekran u shfaqën foto të 51-vjeçares sëbashku me fëmijët dhe burrin e saj Rene Angelil. Tre djemtë e çiftit u bashkuan me Dion në skenë me të cilët mbylli dhe shfaqjen. Një moment që u duartrokit nga e gjithë salla dhe përloti këngëtaren.

Dion u shpreh se ishte krenare për 16 vitet që ka performuar në Las Vegas, ku nuk do tja kishte dalë pa mbështetjen e bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 pas betejës së gjatë me sëmundjen e kancerit. Dion dhe Angelil, u martuan në vitin 1994, ata kishin 26 vite diferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?