Celine Dion, pa pantallona në javën e modës (FOTO)

Artistja botërore, Celine Dion vendosi të shfaqej pa pantallona veshur në javën e modës. Për Paris Couture Week, 51- vjeçarja zgjodhi një trupore dhe një xhaketë të Off- White, veshur në pasarelën e pranverë 2019- s nga Gigi Hadid. Sigurisht ky nuk është rasti i parë kur Celine e shndërroi Javën Couture në show- n e saj personal. Që prej ndryshimeve madhore të tre viteve më parë, ku këngëtarja nisi bashkëpunimin me stilistin Law Roach gjërat kanë ndryshuar katërcipërisht. Celine Dion është shndërruar në një ikonë të modës.

SHKARKO APP