Ceremonia në Gjirin e Lalzit, detajet e dasmës romantike të Marinës dhe Getoarit

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të celebrojnë dashurinë e tyre të dielën e këtij viti. Çifti është në një lidhje prej mëse katër vitesh dhe duket se tanimë ka ardhur koha e dasmës. Moderatorja dhe reperi kanë zgjedhur një nga komplekset në Gjirin e Lalzit për të celebruar dashurinë e tyre.
auto_auto_Screenshot_214990571461499058656

Bluetooth ka mundur të mësojë disa nga detajet e kësaj ceremonie. Pasi anuloi dasmën në Kosovë, çifti ka bërë bashkë të ftuarit në Durrës. Megjithatë me aq sa kemi mundur të mësojmë do të jetë një dasmë ku do të bëjë bashkë rreth 400 të ftuar. E duke qenë se flasim për dy nga personazhet më të famshëm të showbizzit, natyrisht që nuk do të mungojnë as VIP-at e ftuar.

Foto e bërë gjatë sfilatës së Geraldina Sposa

auto_Marina_Vjollca_nuse1494688197

Nusja ka zgjedhur kompaninë e Alketa Vejsiut për të arreduar ambientin, por edhe për fustanin. Një nga fustanet e nusërisë do të mbajë edhe firmën e Valdrin Sahitit, por pjesa tjetër i është besuar totalisht Alketa Vejsiut. Fustanin vajzat e kanë zgjedhur në Milano të Italisë, pra i përket koleksionit të 2018. Pjesa e muzikës duket se i është besuar dhëndrit.

Kolegët e tij kosovarë do të jenë këngëtarët kryesorë të mbrëmjes që do të ndezin dasmën. Megjithatë edhe disa prej këngëtarëve shqiptarë do të këndojnë për të ftuarit. Çifti ka kërkuar që ceremonia e tyre të ketë shumë lule natyrale, duke e shndërruar të gjithë ambientin në një atmosferë romantike. Megjithatë ndryshe nga dasma e Bes Kallakut dhe Xhensilës që u përfol se kishte kushtuar 65 mijë euro, Marina dhe Geti kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë më të thjeshtë, duke mos u treguar kaq “dorëshpuar” në shpenzime.

Natyrisht që me mjaft interes do të priten edhe betimet e çiftit, ku do të mundemi të shikojmë reperin në rolin e djalit romantik. E duke qenë se kanë zgjedhur një vend buzë detit, dyshja do të ketë mundësi të betohet për dashuri të përjetshme ndaj njëri-tjetrit buzë detit. Fill pas kësaj feste dyshja do të largohet për muajin e mjaltit, për t’u rikthyer edhe njëherë në Tiranë ku i presin angazhimet e tyre. Marina këtë vit do të jetë në TV Klan, ku do të moderojë një emision të ri në këtë televizion. Nga ana tjetër, Getoari ka një axhendë të ngjeshur me koncertet e tij jashtë Shqipërisë.

SHKARKO APP