Çfarë do të bëhej Stine nëse nuk do të ishte këngëtar?
Stine është një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar.
Ai ka realizuar shumë këngë që do të mbesin gjatë dhe do ti rezistojnë kohës.
I ftuar në emisionin Ditë e Re, Stine është shprehur se nëse nuk do të ishte këngëtar sot do të ishte një kërcimtar shumë i mirë.
“Unë do të isha shumë gjëra. Do isha një kërcimtar i mirë. Kam bërë kërcim përpara se të merresha me muzikë.”
Stine ka bërë shkollën për kërcim në Gjermani, ku ka jetuar edhe për shumë vite.
“Fillova me breake dance dhe kalova në hip hop profesional.”
Sa herë ka rënë në dashuri Stine?
Kantautori i njohur Stine është i njohur për lidhjet e tij të dashurisë.
Pas ndarjes me moderatoren Roza Lati, ai është lidhur me Graciela Pashaj me të cilën ka edhe një vajzë. Estia është vetëm 1 vit e 4 muajshe.
Por sa herë ka rënë në dashuri Stine? I ftuar në emisionin Ditë e Re ai u shpreh se është gabim të biesh vetëm një herë në dashuri.
“Është gabim të biesh njëherë një dashuri. herën e parë mund ta kem pasur kur kam qenë në klasë të shtatë. Kisha qejf një vajzë por nuk ia thashë asnjëherë që e doja. Ishte dashuri platonike. Ajo nuk e mori vesh asnjëherë. Kur më thoshte ‘Çfarë ke’, i përgjigjesha ‘Asgjë’.”
/Ora News