Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV

Aktori i humorit Tan Brahimi, vendosi të largohej me dëshirën e tij nga “Big Brother Vip”, pas më shumë se dy javësh qëndrim.

Ai tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet, teksa tashmë që ka dalë, Tani i është rikthyer rrjeteve sociale, të cila ka treguar se i ka tashmë si “punë.”

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një live në “TikTok”, ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë dhe sigurisht ka ndarë me ta pak nga eksperienca e tij në “Big Brother Vip.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fans e ka pyetur Tanin në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live. E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbulon Tan Brahimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?