Çfarë ka në mendje? Befason Luizi: Më ka kapur një siklet, mund të iki të shtunën

Dinamikat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, nuk kanë të sosur. Në një bisedë me Tanin, Luizi ka shprehur mendimin se mund të përjashtohet të shtunën. Sipas tij, debati që ka patur me Evën mund të keqinterpretohet dhe të merret si presion psikologjik ndaj saj.

Vëllai i Madh i dha banorëve një ultimatum për sjelljen e përdorur në shtëpi. Ultimatumi u vu në zbatim, ku dy banore u skualifikuan nga gara për ushtrim të dhunës verbale.

Këngëtari i cili është kthyer në një fenomen, është mjeshtër i lojës, madje disa herë ka sfiduar edhe produksionin. Sigurisht që këtë ide ai mund ta ketë edhe për strategji, sepse këto ditë në bisedat me banorët, ai ka thënë kupton që ai nuk do ta fitojë këtë edicion të Big Brother, del nga shtëpia.

Luiz Ejlli është personazhi i parë që ka thyer çdo rekord, të çdo lloj kategorie. Kur moderatorja Arbana Osmani ka hapur televotim për të preferuarin e publikut, ai është i parë. Drona me pankarta në shtëpinë e Big Brother vetëm për atë kanë fluturuar. Se çfarë ka në mendje, këtë mund ta mësojnë të shtunën, kur është edhe Prime.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Më ka kapur një siklet

Tani: Për ça?

Luizi: Se mund të iki të shtunën.

Tani: Kush?

Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

Tani: Seriozisht e ke?

Luizi: Për Zotin po.

Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.

Tani: Nuk ka shanse.

Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër.

SHKARKO APP