Çfarë ndodhi mes çiftit? Kriset marrëdhënia e Romeos dhe Heidit

Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi, kanë debaruar me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit në ‘Big Brother Vip’. Konkurrentja ishte mërzitur me banorin, sepse ai e la vetëm atë në suitën që “Vëllai i Madh” i surprizoi çiftin.

“Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “funn” me mua”,– i tha Heidi, megjithëse Romeo u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Banorja i tha aktorit që ti kërkonte falje, ndërsa ky i fundit u shpreh: “Të thashë njëherë. U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka”?- Heidi shpërthen në të qeshura.

Heidi: “Nuk po bëj lojë”.

Romeo: “Ku u preke moj shpirtë”?

Heidi: “Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua”.

Romeo: “Ok, kështu do të më nxjerrësh mua? E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty”!

Heidi: “Unë u mërzita”.

Heidi: “Jo se kupton fare”.

Romeo: “Të zihem unë me ty për Julin”?

Heidi: “Thuaj më fal”.

Romeo: “Të thashë njëherë. Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi”?

Heidi: “Çfarë bërë? Tani unë e kam fajin”?

Romeo: “Jo se ke ti fajin….”.

Heidi: “Po unë u mërzita”.

Romeo: “U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka”?

SHKARKO APP