Çfarë nuk u bëri flokëve, Dafina Zeqiri përfundon tullace
Showbiz E Hënë, 27 Shtator 2021 14:17
Dafina Zeqiri ç’nuk i ka bërë flokëve brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Fillimisht i preu shkurt, më pas akoma më shkurt, më pas u bë bjonde dhe tani mos e besoni po deshët, por është tullace.
Në fotot e videot e fundit të publikuara në Instastory, këngëtarja është shfaqur qerose dhe duhet thënë se tiparet i janë vënë edhe më shumë në dukje.
Dafina tanimë ngjan si një Amber Rose, amerikania e cila prej vitesh qëndron tullace.