Çfarë po ndodh me Instagramin e Luizit? E motra e kthen në emrin e saj: Kanë tentuar ta vjedhin

Fenomeni Luiz Ejlli, ka edhe një rekord. Afro 700 mijë ndjekës në Instagram, një faqe e cila u hap më 24 dhjetor me 1000 ndjekës dhe sot është kryefjalë. Por sot e motra e tij ka bërë veprimin e papritur. Motra e Luizit, Ina e ka marrë në dorë Instagram-in e të vëllait dhe ka ndryshuar emrin duke vendosur emrin e saj.

 

“Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”, shkruhet në postim. Ky veprim nuk i ka pëlqyer fansave të cilët kanë nisur me komente kundër këtij vendimi duke u shprehur se ata i kanë bërë follow Luizit e jo të motrës.

SHKARKO APP