Çfarë po ndodh mes shoqeve në Big Brother? Motra e Artës reagon keq ndaj Vesës: Moj bukuroshe…

Një episod i ri në ”Big Brother Abania Vip 3”, ka shkaktuar zhurmë jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Pas përfundimit të spektaklit, Vesa dhe Ilnisa morën pjesë në një bisedë ku spekuluan rreth asaj se kush mund të ishte kandidatja e ardhshme për largimin nga shtëpia.

Vesa shprehu mendimin se mes atyre që do të ishin në rrezik, mund të ishin Arta ose Françeska dy nga banoret femra të shtëpisë. Vesa e ka konsideruar Artën si një nga shoqet e saj më të ngushta brenda shtëpisë, komentet e saj për një largim të mundshëm të Artës kanë shkaktuar reagime.

Ana Kabashi, motra e Artës dhe vetë këngëtare e njohur, nuk ka ngurruar të shprehte pakënaqësinë e saj ndaj këtij qëndrimi. Në InstaStory, Ana publikoi një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër drejtuar Vesës.

SHKARKO APP