Çfarë statusi kam unë tani? Soni e gatshme për rikthimin me Florin: Është i rëndësishëm për mua

Surpriza me dron që Flor Mumajesi i bëri Sonit në ”Ferma Vip 3”, ishte një nga momentet më të veçanta. Prej vitesh i shkëputur nga skena muzikore, fansat presin një sinjal nga Flori, i cili erdhi dje në fermë. E pyetur në Prime për atë surprizë të veçantë, ku 300 dronë ndriçuan qiellin, Soni shprehu hapur ndjenjat për Florin.

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskret dhe jei privat e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.

Këngëtarja tregoi edhe përjetimet kur pa surprizën e veçantë, që qielli u ndriçua nga fytyra e saj dhe dedikime për të. ”Dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse do të ketë një rikthim mes tyre, Soni nuk e mohoi, por tha: “Në një marrëdhënie hapat e rëndësishëm duhet ti marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di”. Po ashtu si me shaka, Soni pyeti, ”Po tani çfarë statusi kam?”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?