Charlize Theron gati për të gjetur dashurinë, por me këto kushte

Ajo është një aktoret më seksi dhe gjithashtu më të suksesshme të hollivudit. Megjithatë prej vitesh 43-vjeçarja Charlize Theron është beqare, ndonëse tashmë duket e vendosur për të gjetur një partner.

Këtë fakt ajo e ka pranuar gjatë një interviste për “The Sun”. Gjithashtu ajo ka shtuar disa nga karakteristikat që i dashuri ideal duhet të ketë për të.

“Jam beqare prej vitesh. Dikush duhet thjesht të rrisë mjekrën dhe të shfaqet. Unë jam e disponueshme. Kam filluar të hapem nga ana emocionale, sepse ndoshta mund të gjejë dashurinë e jetës sime”, – ka thënë Charlize.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhja e saj e fundit daton që në vitin 2015, kur ajo i dha fund marrëdhënies 2-vjeçare me aktorin Sean Penn dhe që prej atij moment nuk është parë në shoqërinë e ndonjë mashkulli tjetër. Pas ndarjes nga Penn, Theron  vendosi ti dedikohej profesionit dhe rritjes së fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?