Chloe Mortez vishet nga Victoria Beckham…
Chloe Mortez dhe e ashtuquajtura vjehrra e saj Victoria Beckham kanë pasur një marrëdhënië me ulje-ngritje dhe kjo gjë u ka rënë në sy medias rozë, por edhe fansave të tyre. Së fundmi Chloe ka kopjuar veshjen e ikonës së modës gjatë një mbrëmjeje gala në Utah. Fotot e publikuara janë identike me look-un e Victorias. Ende nuk dihet, nëse kjo zgjedhje është një mënyrë e aktores për të sheshuar marrëdhënien e ngurtë me mamanë e të dashurit të saj. Ndoshta këto janë lajkat e Chloe për Victoria-n, por ndoshta kjo e fundit ka vendosur ta veshë vetë nusen e saj të re.