Chris Brown sërish në telashe, këngëtari akuzohet për përdhunim

Chris Brown është arrestuar në Paris, pasi akuzohet për përdhunimin e një 24-vjeçareje mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.

Brown dhe dy persona të tjerë janë në paraburgim në Paris, që prej ditës së hënë, pasi një vajzë paraqiti një ankesë për përdhunim ndaj tij. Brown është ende në paraburgim, ndërkohë që policia është duke verifikuar akuzat.

Revista franceze “Closer” raporton se ngjarja ka ndodhur në hotelin Mandarin Oriental.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza ka thënë se ishte takuar me Brown në  një klub nate pranë Champs Elysee, dhe pastaj ishin kthyer në hotelin e tij me vajza të tjera dhe dy burra të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima tha se Brown e kishte ftuar atë në hotel dhe më pas e kishte sulmuar kur kishin mbetur vetëm. Lajmi i arrestimit të tij bëhet publik pak orë pasi u zbulua e dashura e re e këngëtarit, Ammika Harris, me të cilën ai ishte fotografuar në Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?