Çifti i famshëm ble makinën më të shtrenjtë në botë
Kompania britanike Rolls Royce prezantoi makinën më të shtrenjtë në botë, një model Boat Tail, të bërë me porosi për një çift të famshëm.
“The Telegraph” shkon më tej, duke zbuluar se me shumë gjasa bëhet fjalë për çiftin Jay Z dhe Beyonce, të cilët i përshtaten më së miri “identikitit” të porositësit të mjetit që kushton 20 milionë paund, thuajse dyfish i makinës që mbante fronin e më të shtrenjtës, Bugatti La Voiture Noire.
Jay Z dhe Beyonce pëlqejnë së tepërmi të kalojnë pushimet e tyre në jug të Francës, në Cote d’Azur dhe gjithçka tek ajo makinë lë të kuptohet se është realizuar për të plotësuar shijet e çiftit milioner.