Çifti i njohur është ndarë? Reagon aktorja

Prej shumë kohësh flitet për një ndarje mes aktorëve të njohur latin William Levy dhe Elizabeth Gutierrez.

Shkak për aludime të tilla u bë fakti që prej kohësh asnjëri prej tyre nuk publikonte në rrjete sociale foto ku të shfaqeshin së bashku, por vetëm me fëmijët e tyre.

Megjithatë pas një periudhe të gjatë heshtje dhe aludimesh të shumta, aktorja Guetierrez i ka dhënë fund fjalëve.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me një grup miqsh dhe bashkëshortin e saj Levy. Ata dukeshin më të dashuruar se kurrë, ndërkohë që shfaqen të përqafuar në këtë foto.

William dhe Elizabeth janë prindër të dy fëmijëve, ndërkohë që kanë vite të martuar dhe gjithnjë janë lakuar për ndarje, e cila gjithnjë ka rezultuar lajm i rremë.

SHKARKO APP