Çifti Kiara-Luiz sapo shënuan një rekord të jashtëzakonshëm me lajmin për lindjen e vajzës
Çifti më i dashur dhe i komentuar i shobizzit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sot ndanë lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën e kanë quajtur Luna Mari Ejlli.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi të përbashkët në Instagram dhe nuk kanë munguar urimet e shumta nga adhuruesit dhe nga figurat e shumta publike.
Ajo që ra në sy ishte se postimi i tyre për lindjen e vajzës mori afro 160 mijë pëlqime për së paku 1 orë, duke korrur një rekord të jashtëzakonshëm.
Në postimin e tyre ata publikuan një foto me duart e vogëlushes si dhe datën e lindjes së saj. Lajmi i ardhjes së vajzës së tyre në jetë bëri bujë menjëherë në medie e po ashtu në rrjetet sociale.
View this post on Instagram