Çifti William dhe Kate në krizë? Rose Hanbury, po flitet si e dashura e trashëgimtarit
Një furtunë me lajme tradhtie ka përfshirë familjen mbretërore, pasi flitet se William dhe Kate Middleton po përjetojnë një krizë në çift, dhe shkak është një grua e quajtur, Rose Hanbury.
Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për Princeshën e Wales-it. Rose është një mikeshë e vjetër e familjes mbretërore britanike, pasi u martua me Markezin e shtatë të Cholmondeley, David Rocksavage, në vitin 2009.
Sipas mediave britanike, William dhe Hanbury kaluan së bashku edhe ditën e Shën Valentin-it. Thuhet se dyshja u panë në një darkë romantike atë ditë në Londër. Sipas një kamarieri në restorant, William i kishte dhuruar Rose-s një gjerdan me perla në Ditën e të Dashuruarve.
Nga ana tjetër Rose në 2009 u martua me Rocksavage, 23 vjet më i madh se ajo.