Çiljeta i dedikon fjalët më të bukura mashkullit më të rëndësishëm
Çiljeta Xhilaga është nënë e një djali 7-vjeçar, Fernandos me të cilin ka një lidhje shumë speciale. Për këngëtaren duket se nuk ka nevojë për ditë të veçanta, që t’i shprehë publikisht dashurinë pa kushte vogëlushit të saj.
Çiljeta ka ndarë sot në rrjete sociale një foto shumë të ëmbël të Fernandos dhe i ka dedikuar disa fjalë zemre, ashtu siç vetëm një nënë mund ta bëj.
“Kur Duaja ime lekundi dyert e qiejve
ALLAHU te solli ty ne jeten time si pergjigje te asaj lutje ne sexhde nate Kadri ne gusht 2012.Jam me fat qe te kam biri im i pikturuar me bukuri si jashte po ashtu edhe brenda zemres tende qe i do gjithe njerzit i mbrone me fanatizem ke ke ne zemer si nje burre i madhe protektues aq sa i rritur perpara kohe ne personalitetin tend aq edhe i bute ne shpirte kur te shof si te dhimbset edhe nje milingone e vogel e me thua mos e vrit se gjynah ti japim pak buke.Je gjithcka kam dashur ne jeten time sic te kerkova e perfytyrova. Te dua shumë Fernando im!”, shkruan Çiljeta.
Fernando është djali i vetëm i këngëtares, i cili ka ardhur në jetë në të njëjtën ditë me të. Kujtojmë se Çiljeta jeton në të njëjtën shtëpi me të birin dhe partnerin e saj, Alban Hoxhën, e këtë gjë e ka konfirmuar vetë ky i fundit disa javë më parë.