Çiljeta në stadium për njeriun e zemrës (FOTOLAJM)

Këngëtarja e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, ka qenë e pranishme në stadium për të ndjekur supersfidën Partizani-Kukësi, e sidomos për të parë të dashurin e zemrës, portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Ajo ka mbështetur me brohoritje të vazhdueshme kapitenin e të kuqve, i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i zemrës së saj. Çifti simpatik po përjeton tanimë prej 3 vitesh një histori dashurie. Kujtojmë se të dy janë prindër, nga lidhjet e tyre të mëparshme.

SHKARKO APP