Çiljeta rrëfen dëshirën: Dua një tjetër djalë

Së fundmi, në një intervistë për “Mirage”, Çiljeta ka rrëfyer diçka më shumë përsa i përket jetës së saj private dhe planeve të së ardhmes. E pyetur nëse ka ndërmend të bëhet sërish nënë, këngëtarja u përgjigj: “Pa diskutim që po. Kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë, kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë”.

Po përsa i përket dashurisë? Si ndihet aktualisht Çiljeta? “Ndihem e plotësuar dhe e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme; një femër kur ndihet e lumtur dhe e plotësuar ka çdo gjë.”

Ju kujtojmë se Xhilaga, mama e një vogëlushi, Fernandos po jeton prej vitesh një bashkëjetesë me sportistin Alban Hoxha. Kohë më parë u tha se dyshja i kishte dhënë fund romancës 3-vjeçare, gjë që e nxiti Çiljetën të reagonte publikisht:

“Të dashura media që s’na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe të na shkojë dita mbarë, do t’ju lutesha shumë të shikoni gratë dhe burrat tuaj, familjet tuaja se duke u marrë me jetën e të tjerëve, do t’ju ikin gratë dhe burrat nga duart. Unë e kuptoj që kur je personazh publik je në qendër të vëmendjen për çdo gjë dhe normalisht s’keni si të mbushni gazetat përditë, por çdo gjë e ka një limit. Ndaj do t’ju lutesha të na lini rehat”.

SHKARKO APP