‘Çmenden’ reperët shqiptarë, këndojnë “O moj pare” dhe i hedhin publikut tufa me euro (Video)
Showbiz E Diel, 11 Korrik 2021 03:09
Jo vetëm fansat paguajnë për të parë idhujt e tyre, por edhe këngëtarët. Dy vëllezërit repera shqiptarë Getinjo dhe Mozzik po vazhdojnë me koncertet anembanë Kosovës dhe në Shqipëri.
Getinjo dhe Mozik mbrëmë kanë krijuar atmosferë fantastike në qytetin e Ferizajt. Ata kanë kënaqur publikun me hitet e tyre në clubin më të madh ferizajas. Por kulmi i festës ka qenë gjatë performimit të këngës “O moj pare”, ku ata kanë hedhur tufa me para në drejtim të publikut.
Nuk dihet nëse paratë janë false apo të vërteta por atmosfera që kanë krijuar ka qenë elektrizuese.