Covid-19, Elton John organizon të dielën një koncert bamirësie në streaming nga salloni me Mariah Carey e Billie Eilish

Elton John po organizon koncertin e parë të madh për bamirësi për të mbështetur amerikanët e goditur nga koronavirusi.

Eventi që titullohet “Fox Presents the iHeart Living Room Concert for America”, do të jepet të dielën në mbrëmje. Do të intepretojnë nga shtëpitë e tyre Alicia Keys, Backstreet Boys, Billie Eilish, Mariah Carey, Tim McGraw dhe shumë të ftuar të tjerë që nuk janë publikuar akoma.

Cdo këngëtar do të këndojë nga salloni i tij dhe do të filmohet me aparaturat e tij audio dhe video.’Ideja është të nderohen të gjithë profesionistët e shëndetit, ndihma e shpejtë dhe heronjtë lokalë që po vënë në rrezik jetën e tyre për të ndihmuar personat të luftojnë kundër përhapjes së virusit’, ka thënë një përfaqësues i Fox’, në një prononcim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?