Ç’po ndodh mes tyre? Luizi debaton me Jorin: Më ke provokuar

Banorët e rinj në ”Big Brother Albania Vip 2”, kanë ndryshuar dinamikat e lojës. Luizi u shpreh i zhgënjyer për mënyrën sesi Jori është sjellë me të gjatë një bisede mbrëmë në darkë.

Ai shtoi se e ka ndihmuar Jorin për disa gjëra në shtëpi, ndaj nuk e priste atë sjellje nga ana e saj. Jori tha se nuk e ka patur me tendencë pyetjen për Butrinit dhe se loja me Dean dhe Shpatin ishte thjesht një “prank” për Armaldon.

Luizi u mërzit nga sjellja e Jorit dhe i tha asaj se ai nuk bie në nivelin e askujt, por përgjigjet me votë, duke theksuar se ka për ta nxjerrë jashtë shtëpisë. Pak ditë më parë, Jori e pyeti Luizin nëse ai e kishte problem që Kiara kishte patur ish të dashur Butrinit Imerin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luizi tha se nuk e njihte fare kush është dhe u përpoq ta shmangte bisedën dhe pyetjen e saj nuk e priti edhe aq mirë. Ai i tha Jorit që e ka provokuar atë në dy raste, ku i përmendi ish të dashurin e Kiarës dhe kur bëri lojën me Dean dhe Shpatin, kur i tha atyre të inskenonin një puthje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?