Cristiano Ronaldo arrin një super rekord në Instagram

Që prej tetorit të vitit 2018, kur Cristiano Ronaldo rrëzoi nga froni i njeriut më të ndjekur në Instagram Selena Gomez, llogaria e futbollistit vetëm rritej në numër. Sot (e mërkurë, 29 janar) Cristiano theu një tjetër rekord duke grumbulluar plot 200 milionë ndjekës në Instagram. Në shkurt të 2016-s, Cristiano u bë i pari sportist që kishte 200 milionë ndjekës në total, referuar të gjitha platformave të rrjeteve sociale. Katër vite më vonë, 200 milionë ndjekës i numëron vetëm në Instagram, duke u bërë kështu një nga njerëzit më me ndikim në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?