Dafina u nda nga Dj Geek për të mirën e të gjithëve

Në shkurt, Dafina Zeqiri dukej më e dashuruar se kurrë, kur përmes një fotoje romantike i thoshte partnerit të saj, Dj Geek, “T’du”! Sot gjërat kanë ndryshuar dhe çifti i ka dhënë fund romancës! Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë këngëtarja gjatë një interviste për Revistën Story, ku ka treguar dhe shkakun e ndarjes nga bashkëpunëtori dhe partneri i saj. “Ishte një lidhje shumë e shkurtër, që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike, prandaj vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i japim fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”.

SHKARKO APP