Dafina Zeqiri ndez Korçën, spektakël në natën finale të Festës së Birrës

Korça i dha fund pesë netëve të festës dhe muzikës, duke përmbyllur edicionin e 20-të të Festës së Birrës me një mbrëmje të mbushur me energji dhe një numër të madh qytetarësh e turistësh.

Nata finale nisi me Rilind Alimanin dhe grupin Three Dots, të cilët ngrohën atmosferën dhe mbajtën publikun të përfshirë gjatë mbrëmjes. Por momenti më i shumëpritur ishte ngjitja në skenë e Dafina Zeqirit. Për herë të parë pjesë e kësaj feste, artistja performoi hitet e saj përpara mijëra të pranishmëve, duke e kthyer natën e fundit në një spektakël të vërtetë.

Këtë vit, Festa e Birrës u zhvillua për herë të parë në Polin e Eventeve, hapësira e re e krijuar nga Bashkia Korçë për aktivitete të mëdha kulturore dhe artistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me përfundimin e edicionit jubilar, Korça lë pas pesë netë të mbushura me muzikë, argëtim dhe atmosferë festive, duke forcuar edhe një herë imazhin e saj si një nga destinacionet më të frekuentuara të verës në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?