FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dafina Zeqiri: Vaksinohuni që të kthehemi në normalitet sa më shpejt

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës po vazhdon fushatën e ndërgjegjësimit për marrjen e vaksinave anti-covid, duke sjell mesazhe sensibilizuese nga personazhe të ndryshëm. Në radhë ka qenë këngëtarja e njohur e muzikës pop, Dafina Zeqiri.

Ajo përmes një video-mesazhi i cili është publikuar në faqen zyrtare të MSh-së, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e pëlqejnë dhe ndjekin muzikën e saj, që ta marrin vaksinën kundër coronavirusit.

Dafina thotë se e ka marrë vaksinën dhe njëlloj kanë vepruar të gjithë pjesëtarët në stafin e saj. “Përshëndetje, unë jam Dafina Zeqiri. Viti që lam pas ishte mjaft i vështirë, dikush i humbi më të dashurit e tyre, dikush humbi punën, dikush mësimet në shkollë. Unë bashkë me ekipin tim jemi vaksinuar të gjithë dhe ju lus, ju lutem shpëtoni jetë, vaksinohuni edhe ju të kthehemi në normalitet sa më shpejt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?