Dakota Johnson: Të burgosurit më dërgojnë letra dhe gjëra të çuditshme!

Aktorja Dakota Johnson ka zbuluar se merr letra fansash nga burra në burg dhe mes tyre dhe gjëra shumë të çuditshme.

Në një intervistë në “The Graham Norton Show”, aktorja 34-vjeçare e “Fifty Shades Of Grey” duke folur për serialin tha me humor: “Kjo nuk më ndodh kurrë. Unë marr vetëm letra nga burrat në burg dhe gjëra shumë të çuditshme në postë!”.

Zbulimi i saj vjen pasi Jamie Dornan rrëfeu se kishte marrë letra duke pretenduar se ai kishte një fëmijë me Johnson.

SHKARKO APP