Dalin detaje të reja, Ilnisa e pranon që doli nga shtëpia e BBV3 dhe kthye sot në mëngjes

Një situatë e pazakontë po ndodh në ”Big Brother Albania Vip 3”. Dalin detaje të reja pas spekulimeve të shumta që Ilnisa Agolli kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e së premtes dhe ishte kthyer sot në mëngjes, një shkelje absolute e rregullave.

Çuditëse është fakti se vetë gazetarja e pohoi sot këtë gjatë një bisede me partnerin e saj Meriton Mjekiqin derisa ky i fundit gjatë kohës kur partnerja e saj mungonte ishte përfshirë në një debat me Rike Rocin.

Gjatë një bisede me Rome Veshajn, Ilnisa riktheksoi se nuk ishte e pranishme në kohën e konfliktit midis partnerit të saj dhe modeles Roci. “S’kam qenë as në debat, kam ikur. Nuk isha gjatë konfliktit, kam qenë në takim”, i tha ajo Romeos derisa ky i fundit vazhdimisht theksonte se kishte parë që ishte prezente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk ka pasur një sqarim nga produksioni i BBVA lidhur me këto spekulime dhe nuk dihet nëse do të shtjellohet kjo çështje sonte në ‘prime’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?