Dashuria më e madhe e jetës së Dianës ishte një truproje

Dashuria më e madhe e jetës së Dianës ishte një truprojë me të cilin ajo kishte një marrëdhënie sekrete.

Ky është rrëfimi i princeshës së Uellsit në dokumentarin “Diana: Sipas fjalëve të saj”, ku paraqiten pamje të pashfaqura më parë të Princeshës së Njerëzve, të regjistruara nga këshilltari i saj i fjalimeve në periudhën 1992-1993, kur ajo punonte për të formësuar imazhin e saj publik dhe për të prezantuar versionin e saj të ngjarjeve për gjithçka që raportohej në shtyp.

Edhe pse Diana nuk e emërton drejtpërdrejtë, është e qartë se ajo i referohej Barry Mannakee-t, një oficer policie i Skuadrës së Mbrojtjes Mbretërore që në 1985 u caktua si truproja i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm një vit më vonë, Mannakee u shkarkua nga detyrat e tij mbretërore në Pallatin e Kensington-it, lëvizje që Diana pretendonte se vinte për shkak të dyshimeve se ata kishin një marrëdhënie sekrete. “Kurrë nuk duhej të kisha luajtur me zjarrin,” rrëfen Diana në regjistrimet e fshehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të tjera pamje filmike, Princesha zbulon se ajo kishte dëgjuar një bisedë intime mes bashkëshortit të saj, Princit Charles dhe të dashurës së tij Camilla Parker-Bowles, teksa e konsideron këtë të fundit si “më vulgaren” mes të dyve.

Diana gjithashtu foli edhe për dëshirën e saj për të mos lënë Charles-in të bëhej mbret pas vdekjes së Mbretëreshës, një pozicion që ajo kërkonte ta trashëgonte djali i saj më i madh, William.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?